I burgosuri në rastin “Kumanova”, Bajram Elshani, ka thënë se çfarë mund të pritet nga armiku kur shteti i vet e quan terrorist.
Tutje, Elshani tha se është i prekur nga deklarata e Blerta Deliut. Gjithashtu tha se të gjithë familjarët e tyre janë shokuar me deputeten e Kuvendit.
“Jemi prekur pak nga deklarata e Blerta Deliut. E cila vjen nga një familje që ka humbur 22 anëtarë të familjes. Nëse ka diçka personale me ministren Haxhiu, le të merret me atë, por të mos na përziej me neve. Të gjithë familjarët tanë janë të shokuar kur një deputete e Kuvendit të Kosovës flet kështu”, është shprehur Elshani në Frontal të T7.
“Portalet këtu kanë filluar të shkruajnë për neve ‘Shiko si i quan shteti i vet terroristë’, çka presim ne prej armikut”, shtoi Elshani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.