×
  • Sport
  • Sport

    Kosova ngritet për dy pozita në renditjen e FIFA-s

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 20:22

    Kosova është ngritur për dy pozita në ranglistën e FIFA-s, të publikuar të premten për muajin nëntor.

    “Dardanët” për këtë muaj, renditen në pozitën e 111 me 1163 pikë të mbledhura.

    Kosova gjatë këtij muaji i zhvilloi dy ndeshje, miqësoren që e humbi në Prishtinë nga Jordania (2-0) dhe duelin kualifikues për Botërorin “Katari 2022” që barazoi 1-1 në Athinë kundër Greqisë.

    Në krahasim me muajin e shkuar, Kosova për këtë muaj ka edhe dy pikë më shumë. Muajin e shkuar, Kosova ishte e 113-ta dhe kishte 1161 pikë të mbledhura.

    Ndërkohë, Shqipëria ka rënë për tri pozita në ranglistën e këtij muaji, duke zënë vendin e 66-të me 1374 pikë të mbledhura.

    Sa i përket pozitës së parë, atë ende e mbanë Belgjika me 1828 pikë të mbledhura, duke lënë pas vetes Brazilin (1826), Francën (1786), Anglinë (1755) dhe Argjentinën (1750).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!