Ekspertiza paraprake e vrasësit monstruoz Klodian Çalamanit i ka dhënë përgjigje këtë të premte pyetjes që shumë qytetarë të vendit tonë, të cilët mund të jenë tronditur me të drejtë nga krimi në Fier, ku 38-vjeçari i mori jetën një djali të mitur. A vuan krimineli nga shëndeti mendor? Jo!
Në bazë të ekspertizës në paraburgimin e Vlorës, Klodian Çalamani, vrasësi i fëmijës 8-vjeçar në Greçalli të Fierit, nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Çalamani ka folur me gjakftohtësi të plotë për vrasjen e Mateo Vasiut, 8 vjeç, si në ambientet e paraburgimit, ashtu në Policinë e Fierit në momentin që u arrestua.
Vrau 8-vjeçarin, zbardhet dëshmia e monstrës së Fierit: Më tha pse ma ngacmon mamin
“Klodian Çalamani nuk ka probleme të shëndetit mendor”, thuhet në ekspertizën e bërë 38 vjeçarit, mëson gazetari Elton Qyno.
Një ditë më parë, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, për vrasësin e vogëlushit. Autoritetet e panë të arsyeshme që vrasësi mos përballej me trupën gjykuese, si një masë parandaluese ndaj sulmeve të familjarëve dhe qytetarëve të zemëruar.
Familjarët e Mateos së ndjerë kanë ndërmarrë eshe një nismë për firmosjën e një peticioni për ta dënuar të arrestuarin për krimin makabër me varje, e cila ka marrë mbështetje të gjerë.
Për shkak të krimit të rëndë dhe faktit që ia mori jetën një fëmije, Çalamani është transportuar në Burgun e Vlorës, ku është futur në izolim. Organet ligjzbatuese e kanë marrë këtë masë për të shmangur një sulm të mundshëm nga familjarët dhe nga të burgosurit e tjerë.