×
  • Lajme
  • Lajme

    ShSKUK: Asnjë pacient në mjekim intensiv nga COVID-19

    Reporteri
    20 Nëntor 2021 | 11:28

    Pas një kohe të gjatë që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në mjekimin intensiv të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, nuk ka pacientë me COVID-19.

    Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 20 të tjerë post-COVID. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë.

    Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

    Klinika Infektive, 3 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-COVID

    Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

    Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

    Spitali i Pejës, 2 pacientë

    Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!