Këtë të hënë pritet të vazhdoj procesi gjyqësor në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ku në këtë seancë pritet që dëshmitarë të jenë figura të larta të politikës
Kështu ka bërë të ditur avokati i rastit, Musa Damati.
“Të hënën me datë 22/11/2021 duke filluar nga ora 09:30 do të vazhdoj procesi gjyqësor penal pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes së politikanit serb Ivanoviq, gjatë shqyrtimit të seancave në këtë proces pritet të dëshmojnë figura të larta të politikes”, është shprehur Damati për Klanin.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës se partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.