×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë kundër pesë personave për fajde detyrim e mashtrim

    Reporteri
    20 Nëntor 2021 | 14:14

    Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.O., I.B., S.N., M.M. dhe A.TH., për shkak të veprave penale “Fajdeja”, “Mashtrimi” dhe “Detyrimi”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit S.N., I.O dhe I.B., nga fundi i vitit 2013 deri në shtator 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së dhe “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së.

    Ndërsa, i pandehuri M.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së, “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së dhe “Mashtrimi”, nga neni 335 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat kanë rrjedh si rezultat i veprave penale dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm, tani të dëmtuarit.​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!