×
  • Lajme
  • Lajme

    Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë do t’ia ndajnë Vuçiqit “Çelësin e Qytetit të Mitrovicës”

    Reporteri
    20 Nëntor 2021 | 14:35

    Strukturat paralele dhe ilegale të Serbisë vazhdojnë aktivitetin e tyre në Kosovë.

    I ashtuquajturi “Organ i përkohshëm i Komunës së Mitrovicës” do t’i ndajë “Çelësin e Qytetit” dhe atë që quhet “Karta e Artë” ish-ministrit të Sllobodan Millosheviqit për propagandë, Aleksander Vuçiq.

    Një gjë e tillë nga kjo strukturë paralele e ilegale do të bëhet më 23 nëntor, në ditën që serbët e konsiderojnë si “Dita e çlirimit të qytetit”, shkruan Kosovo Online.

    Një gjë e tillë do të bëhet siç thuhet në “shenjë falënderimi për gjithçka që Vuçiq bën për të mirën e popullit serb dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, mbështetjen për stabilitetin ekonomik, strehimin dhe zbatimin e projekteve të shumta infrastrukturore”.

    Kjo ceremoni siç shkruan Kosovo Online do të mbahet në atë që serbët e quajnë “Pallati i Mitrovicës” në orën 11 e 30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!