Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një intervistë me zë për revistën online “Monocle”ka folur për dialogun me Serbinë, referendumin e mundshëm për bashkim me Shqipërinë dhe gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Kurti tha se në të ardhmen do të votonte për bashkim me Shqipërinë vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik.
Gazetari Andrew Mueller ia ka rikujtuar Kurtit një takim që kanë pasur në vitin 2005 në Tiranë, ku e kishte pyetur se a do t’i futej politikës me organizatën që drejtonte atë botë, KAN (Kosovo Action Network-Rrjeti i Kosovës për Veprim), e që Kurti i ishte përgjigjur “jo sepse kemi ambicie më të mëdha se aq” .
I pyetur se a ka ndryshuar Kurti nga atëherë apo ka arritur ta ndryshojë sistemin, shefi i qeverisë u përgjigj se të dyja.
“Mendoj se sistemi ndryshoi pas shpalljes së pavarësisë, mund të them se edhe unë kam ndryshuar po ashtu ndoshta jo në kuptimin e qëllimit por në kuptim të strategjisë dhe eksperiencës, unë isha më shumë i involvuar në formën social-demokrate të mendimit që besoj se ndihmoi në pjesëmarrjen në zgjedhje, që transformoi aktivitetin civil në organizatë politike dhe pastaj në parti politike”, u përgjigj Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.