×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismet Beqiri: Ne vulosëm fitoren, VV-në s’e ndihmoi as Kurti me xhipat e zi

    Reporteri
    20 Nëntor 2021 | 19:16

    Kryetari i LDK-së nga dega në Kodrën e Trimave, Ismet Beqiri ka thënë se kjo lagje ka dhënë diferencës në mes kandidatit të LDK-së dhe VV për kryetar të Prishtinës me 1184 vota.

    Beqiri pati ca fjalë edhe për kryeministrin Albin Kurti.

    “Nuk u’a ndihmoj as vizita e Kurtit me xhipat e zi ditën e zgjedhjeve, as disa kuazianalista etiketues e linques ndaj meje me javë të tëra”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Anëtar dhe simpatizantë të LDK-së, Vranjevcali e Prishtinali.

    Rezultati përfundimtar për Prishtinë,

    LDK Kryetar z.Perparim Rama 41746 vota.

    1613 vota më shumë se rivali i tij.KODRA E TRIMAVE me 12 fshatra e saj në këtë diferencë merr pjesë me: 1184 ose 73,4%.

    Kjo është IMPRESIONUESE.

    Kodra e Trimave, krenohem me ju, ju jeni zemra e LDK-së në kryeqytet.

    Faleminderit 6386 herë, për besimin e dhënë dhe 1184 herë për votat e diferencës.

    Faleminderit struktura të degës,

    Faleminderit qytetarë të Kodrës së Trimave dhe 12 fshatrave të degës tonë.

    Faleminderit Prishtinë.

    Shumica absolute gëzohen për këtë, e disave u bëhet “qejfi”.

    Nuk u’a ndihmoj as vizita e Kurtit me xhipat e zi ditën e zgjedhjeve, as disa kuazianalista etiketues e linques ndaj meje me javë të tëra.

    Këta jemi ne, qytetarët e Kodrës së Trimave, ky jam unë, veq me rezultate ua mbyllim gojën, disave që shpifjen dhe linqimin e kanë zanat.

    Ecim tutje

    I juaji

    Ismet Beqiri

    Kryetar i Degës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!