×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do të votoja për bashkim kombëtar”, në Serbi reagojnë për deklaratën e Kurtit

    Reporteri
    20 Nëntor 2021 | 23:13

    Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar sot se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë ndaj akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Shqipërinë e Madhe, sepse heshtja e saj mund të nënkuptojë miratimin dhe zvarritjen e rajonit në konflikte të reja.

    Petkoviq vlerësoi se krijimi i Shqipërisë së madhe do të nënkuptonte destabilizimin fatal të rajonit.

    Siç kanë raportuar më herët mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të votojë për bashkim me Shqipërinë në të ardhmen, por vetëm nëse një referendum i tillë do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe demokratike.

    “Nuk mund të ketë referendum paqësor dhe demokratik për krijimin e Shqipërisë së madhe, sepse ata që do të votonin në atë referendum nuk e kanë në dispozicion Kosovën dhe Metohinë dhe do të kishin një shumicë të njerëzimit që mbështet të drejtën ndërkombëtare”, tha Petkoviq në një deklaratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!