×
  • Lajme
  • Botë

    Zjarr i madh në Greqi, evakuohen 3 vendbanime

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 7:56

    Greqia po përballet me krizë të zjarreve që janë përhapur në zonën bregdetare të Tinos.

    Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e së shtunës (20 nëntor), në zonën bregdetare Tinos, në Greqi. Mediet greke njoftojnë se vendbanimet Ferro, Lychnaftia dhe Agia Varvara në Tinos u evakuuan paraprakisht.

    Për shuarjen e zjarrit po operojnë 5 automjete me 10 zjarrfikës, ndërsa po dërgohen përforcime shtesë nga qytetet të ndryshme të vendit.

    Në vendngjarje pos zjarrfikëses po asistojnë me depozita uji makineri private ndërtimi dhe disa vullnetarë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!