×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Daçiç lidhur me vendimin e Kuvendit të Kosovës për mos shërbimin e produkteve serbe

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 8:13

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka bërë një reagim lidhur me vendimin e Kuvendit të Kosovës që në bar-kafenë e këtij institucioni të mos shërbehen produkte serbe.

    Daçiç ka thënë që Kosova në radhë të parë duhet të ndryshojë emrin, pasi sipas tij ky emër është fjalë serbe, e konfirmuar edhe nga CIA.

    “Nuk jam i befasuar nga asgjë. Por pas kësaj ata duhet ta ndërrojnë edhe emrin sepse Kosovë është fjalë serbe edhe sipas uebsajt të CIA”, është shprehur Daçiç për Kosovo-online.

    Ka qenë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ai i cili iu ka drejtuar sot Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që të mos shërbehen produkte serbe në bufenë e parlamentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!