×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Mehaj: E rëndësishme prania e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 10:39

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke qëndruar në Kanda ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri në Halifax.

    Në margjinat e këtij forumi, Mehaj ka takuar komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të SHBA-së.

    Mehaj në një postim në Faceboojk ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë shkëmbyer opinione rreth zhvillimeve aktuale në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivelin nacional, e poashtu edhe në atë rajonal e global.

    “Gjithashtu, ritheksova rëndësinë e pranisë së një baze të përhershme ushtarake në Republikën e Kosovës, gjë që do të ishte në benefit jo vetëm të Kosovës, por edhe gjithë rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.

    Postimi i plotë:

    Forcat Amerikane janë modeli ynë i stërvitjes dhe operacioneve.

    Gjatë Forumit në Halifax, kisha kënaqësinë që të zhvilloj takimin e radhës me Komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të SHBA-së si dhe stafin e tij.Në atmosferë tejet miqësore diskutuam për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka shpreha falënderimin tim.

    Së bashku shkëmbyem opinione rreth zhvillimeve aktuale në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivelin nacional, e poashtu edhe në atë rajonal e global.

    Gjithashtu, ritheksova rëndësinë e pranisë së një baze të përhershme ushtarake në Republikën e Kosovës, gjë që do të ishte në benefit jo vetëm të Kosovës, por edhe gjithë rajonit dhe më gjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!