Tre aeroplanë nuk po arrijnë të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mëngjesin e sotëm.
Zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara, ka treguar arsyen e mosaterimit të tyre.
Në një prononcim tha se vonesa po ndodh për shkak të mjegullës, por shpejt pritet të arrihet dukshmëria për aterim.
“Kemi disa vonesa të vogla për shkak të mjegullës, por pritet që shumë shpejt të arrihet dukshmëria e duhur për aterim”, tha Gara.
Kujtojmë se për ditën e sotme është parashikuar mëngjes me mjegull.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.