Një 35-vjeçar ka vdekur pas një sulmi me armë zjarri në qytetin e vjetër të Jerusalemit, për të cilin zyrtarët izraelitë thonë se ishte një operacion i Hamasit.
Katër të tjerë, mes tyre një burrë, gjendja e të cilit përshkruhet si e rëndë, u plagosën në incidentin, i cili ndodhi sot në mëngjes pranë hyrjes së Portës së Zinxhirit në kompleksin e xhamisë al Aksa, i njohur gjithashtu si Mali i Tempullit.
Sulmuesi i dyshuar, i cili përdori një armë automatike të improvizuar të njohur zakonisht si Carlo, thotë policia, u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë në vendngjarje.
Hamasi lëshoi një deklaratë duke e identifikuar sulmuesin si Fadi Abu Shkaydam, duke e quajtur atë një martir heroik dhe duke e përshkruar atë si një udhëheqës lokal të lëvizjes.
Incidenti vjen katër ditë pasi një palestinez 16-vjeçar u qëllua për vdekje pasi kreu një sulm me thikë ndaj dy policëve kufitarë izraelitë në Qytetin e Vjetër, tha policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.