×
  • Extra
  • Extra

    Dikur konsiderohej mrekullia e tetë: Historiani thotë se e di vendndodhjen e thesarit më të madh rus

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 11:41

    Dhoma e qelibarit është një dhomë e zbukuruar me mure qelibari, mozaikë mermeri dhe një numër të madh pasqyrash.


    Dikur ndodhej në Pallatin e Katerinës në fshatin perandorak jo shumë larg nga Shën Petersburgu, dhe është ndërtuar në Prusi në shekullin e 18-të. Para se të zhdukej në fantazmat e Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej si mrekullia e tetë e botës, transmeton Reporteri.net.

    Pas luftës, dhoma u bë shumë e kërkuar në Evropë dhe gjuetarët e thesarit luftuan për ta gjetur atë. Besohet se arti rus humbi pasi u shkatërrua nga trupat e Hitlerit në Kaliningrad.

    Për dekada me radhë, “gjuetarët” e arit janë në kërkim të këtij thesari dhe prej kohësh është konsideruar të jetë në Poloni. Megjithatë, Karl-Heinz Klein, një historian amator, thotë se është i bindur se dhoma e famshme është e vendosur në një bunker nëntokësor në Gjermaninë Perëndimore, rreth 65 kilometra nga kufiri me Holandën.

    Klaine kaloi gjithë jetën duke kërkuar për këtë dhomë në Vupertal të Gjermanisë. Kërkimin e tij këtu ai e mbështeste tek Erihu Koh, një zyrtar i lartë i Gjermanisë së atëhershme naziste. Gjegjësisht, Koh u lind në Wuppertal dhe punoi si shefi i administratës në Konigsberg, ku dhoma u ruajt gjatë luftës.

    Ky studiues është i bindur se Koh e ka shikuar Dhomën e Qelibarit si pronë të tij personale kështu që nuk do të ishte logjike që ajo të dërgohej në Poloni apo ndonjë vend tjetër.

    Klajn imagjinon për gjetjen e dhomës së Qelibartë, por vë në dukje se ajo është në pronësi të Rusisë. “Nëse gjindet, mund të ekspozohet fillimisht në Gjermani, por Rusia është pronari i vërtetë”, tha ai.

    Dhoma e Qelibartë, e projektuar nga mjeshtër gjermanë, iu dhurua perandorit rus Pjetri i Madh në vitin 1716.

    Ajo u zhduk gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi u vodh nga trupat naziste që plaçkitën Pallatin e Katerinës, të vendosur në qytetin Pushkin, në rrethinat e Leningradit. Pista humbet në Königsberg, që u quajt Kaliningrad pas luftës. Që atëherë fati i Dhomës së qelibartë nuk dihet.

    Në vitin 2003 u inaugurua një kopje e dhomës në Pallatin e Katerinës, e cila tani është një muze. Në ndërtimin e saj, që filloi në vitin 1979, janë përdorur 6 ton qelibar.

    Dhoma e qelibartë e veshur me qelibar, pasqyra dhe mozaikë mermeri, është një thesaret më të mëdhenj të krijuar nga dora e njeriut dhe është subjekt i disa prej historive më intriguese për kërkimin e saj ndër vite. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të “gjahtarëve të thesareve”, paretet prej qelibari nuk janë parë më. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!