×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët mblidhen sërish nesër për vazhdimin e seancës plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 23:12

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër do të mblidhen sërish për të diskutuar për pikat e mbetura nga seanca e kaluar.

    Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës është theksuar se seanca do të fillojë nga ora 14:00.

    Në kuadër të pikave të rendit të ditës nga 36 sa ishin herën e kaluar, nesër startohet nga pika e 18-të.

    Duhet përkujtuar që për një kohë të gjatë në kuadër të Parlamentit të Kosovës nuk janë zhvilluar seanca, e gjithë kjo në disa raste për shkak të mungesës së kuorumit në Kryesinë e Kuvendit, gjë kjo e cila ndikoi më pas në mos-marrjen e vendimit për thirrje të seancës.

    Javën e kaluar ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili tha se thërret vetë seancën pasi një gjë e tillë ia lejon Kushtetuta.

    Rendi i ditës:

    18. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

    19. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,

    20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

    21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

    22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,

    23. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovëspër vitin 2020,

    24. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020,

    25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovëspër vitin 2020,
    26. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovarepër Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,

    27. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me Raportin e Auditimit për Pasqyratë Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020,

    28. Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovëspër vitin 2020,

    29. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovëspër vitin 2020,

    30. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,

    31. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

    32. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

    33. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

    34. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),

    35. Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

    36. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!