Një makinë e vjetër e parkuar për gati gjysmë shekulli në të njëjtin vend është kthyer në një atraksion turistik në Conegliano, Itali.
Më shumë se katër dekada më parë, Angelo Fregolent ndaloi së përdoruri makinën Lancia Fulvia, e parkoi pranë derës së shtëpisë së tij dhe nuk e ka lëvizur më kurrë.
Që nga viti 1974, ajo ka qenë gjithmonë e parkuar në të njëjtin vend. Më pak se një muaj më parë autoritetet vendosën ta largonin nga vendi ku ishte parkuar..
Pasi të restaurohet, këshilli i qytetit do ta ekspozojë atë në një kopsht komunal që ndodhet përballë shtëpisë së Fregolent, pronarit të saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.