Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, shumë shtete të Europës kanë rikthyer masat e ashpra Anti-COVID.
Austria sot është futur në bllokim të plotë për shkak të rasteve me COVID.
Kjo është hera e 4 që shteti austriak futet në bllokim total që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Masat janë ashpërsuar edhe në shtete tjera. Andaj qytetarë të shumtë protestuan dje për t’i kundërshtuar këto masa.
Dhjetëra mijëra vetë, shumë prej tyre mbështetës të së djathtës ekstreme, po protestojnë në të gjithë Europën kundër kufizimeve të koronavirusit. Nga Vjena në Holandë, protestat u nxitën nga detyrimet ndaj të pavaksinuarve.
Në Itali qytetarëve po u kërkohen certifikata të gjelbra në vendet e punës, restorante, kinema, teatro, ambiente sportive dhe palestra, si edhe në udhëtimet me tren, autobus ose traget në distanca të gjata.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.