×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Me djalin e hallës shkova me dëshirë, nuk më përdhunoi!”- Shokon adoleshentja e zhdukur që u gjet në Durrës

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 13:48

    Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga zhdukja e 17-vjeçares në qytetin e Durrësit, e cila u gjet pas një muaji, pasi kishte ndërprerë të gjitha kontaktet me familjen e saj.

    Adoleshentja u gjet në një banesë të marrë me qira nga një 24-vjeçar, i cili është dhe djali i hallës së saj. Sipas News 24, në dëshminë e dhënë në polici, 17-vjeçarja ka thënë se është larguar nga banesa me dëshirë, si dhe ka kryer marrëdhënie me djalin e hallës po me vullnetin e saj.

    “Kam shkuar me dëshirë dhe nuk më ka përdhunuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. E kam djalë halle. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur”, mësohet të jetë shprehur 17-vjeçarja në polici.

    Kujtojmë se në njoftimin e Policisë së Durrësit, u bë me dije gjithashtu se gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën 24-vjeçari me inicialet Sh. F., e shiste me doza në zonën e plazhit në Durrës. Ky i fundit u arrestua nga policia, ndërkohë që adoleshentja u shoqërua në ambientet e komisariatit për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!