Nis testi i drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Panorama.al” ka mësuar se ditën e sotme, 20 oficerë të drejtorisë së Policisë së Elbasanit janë dërguar për të kryer testin e drogës, nëse janë përdorues të saj apo kanë konsumuar më herët lëndë narkotike.
Do të jetë reparti i Toksikologjisë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili do të kryejë analizat për efektivët e policisë.
Burimet i thanë gazetarit të Panorama në Elbasan se ky proces sapo ka nisur dhe do të vijojë me të gjithë punonjësit e drejtorisë së Policisë së Elbasanit.
Pjesë e testit të drogës nga Policia e Elbasanit do të jenë rangjet më të larta, nga zyrtarët që mbajnë funksionet më të rëndësishme deri tek punonjësi më i thjeshtë i kësaj drejtorie.
Vlen të përmendet se procesi i testimit të punonjësve të policisë për drogë vjen me urdhër të Gledis Nanos, si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.