Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dridins të Italisë, pasditen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar.
Bëhet me dije 28-vjeçari shqiptar kishte hipur në majën e një monumenti në këtë qytet, kur ka rrëshqitur dhe rënë, duke humbur jetën në mënyrë tragjike.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, 28-vjeçari ra nga Monumento di Marinaio, një simbol për qytetin e Brindisi-t.
Nuk dihet ende nëse shqiptari ka rënë aksidentalisht, apo ka kryer vetëvrasje. Policia italiane po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.