Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka publikuar një fotografi me një qytetar, për të cilin thotë se është djalë i jashtëzakonshëm.
Gjini ka shkruar në Facebook se në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për diskriminim.
“Unë po pi kafe me Florentin! Florenti është një djalë i jashtëzakonshëm, mik dhe mbështetës i imi në zgjedhjet e fundit. Në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi. Le të nxjerrim mësim të gjithë dhe të mos i përsërisim gabimet. Na kushtojnë të gjithëve!”, ka shkruar Gjini.
Postimi i Gjinit vjen pas deklaratave të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se në një lokal në Gjakovë nuk iu është shërbyer disa të rinjve egjiptianë.