×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre persona bëhen për spital

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 17:42

    Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes një kamioni dhe një veture, në Besi të Prishtinës.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

    “Rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë( në fshatin Besi), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve (një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, tha Borovci.

    Borovci theksoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!