×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’më kanë lënë me hy në lokal, më kanë shajtë rrugës”, këngëtari kosovar flet për racizmin që iu bë në Gjakovë

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 17:50

    Bajram Kinolli me profesion këngëtar, i cili i takon komunitetit rom u shpreh se me diskriminim përballet çdo herë që del në rrugë. Ai u shpreh, se e ka përjetuar edhe vetë të mos i shërbejnë në lokale dhe të shahet në rrugë. Madje thotë se edhe është rrahur.

    Kinolli tha se diskrimimin ka hasur edhe jashtë Kosovës.

    “Edhe vetë çdo ditë e kam përjetu kur kam jetu në Gjakovë, një tension të diskriminimit. Jo vetëm nga institucionet por edhe nga individë të caktuar. E dimë krejt çka kemi përjetu, secili nga ne. Paraluftës nuk e kam ditë që jam pjesë e një grupi, e kam ditë që jam shqiptar, e pasluftës dul termi që jemi “magjup ose gabel”. Plotë herë, s’më kanë lënë me hy në lokal, më kanë shajtë rrugës, plotë herë kam qenë i rrehur”, tha ai në “Frontal”.

    Personat që i diskriminojnë pjesëtarët e komunitetit RAE, Kinolli i quan me probleme mendore.

    “Ekzistojnë gjithkah individë që kanë probleme mendore, e quaj problem mendor, problem informacioni, të tolerancës dhe vynë kohë e punë që me zgjidh këtë problem. Këtë problem e përjetoj çdo herë që dal në rrugë, jo vetëm në Kosovë, por gjithkund”, u shpreh ai.

    Ai tha se komuniteti RAE ka pak qasje në institucione dhe sipas tij, integrimi nuk vjen vetëm nga komuniteti RAE por edhe nga mazhoranca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!