×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: Basha m’u ul në gjunjë që të anuloja zgjedhjet

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 18:04

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë për media me një gjuhë të ashpër tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha iu është ulur në gjunjë që të anulonte zgjedhjet.

    “Keqardhje për Bashën që përpiqet të më fajësojë, pas shpikjes së trekëndëshit të Bermudës. Qytetarët i ndjejnë pasojat e këtij vendimi shumë të rëndë për mosmarrjen pjesë në zgjedhjet vendore. Basha rrezikoi paqen në vend se procesin e integrimit as që behët fjalë. Ai kërkoi që presidenti të shtynte zgjedhjet. Protesta që Basha kishte organizuar do të degradonte me dhunë dhe se Basha nuk e kontrollonte më popullin opozitar dhe se ai do të ishte përgjegjësi për të gjithë dhunën e përdorur. Basha iu ul në gjunjë me lot në sy presidentit që të anulonte zgjedhjet”, tha Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!