Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për
liberalizmin vizave, duke plotësuar më shumë kritere se vendet tjera të rajonit.
Ai gjatë një ligjëratë në Vjenë me temën “Kosova, një rreze shprese për demokracinë në Evropën Juglindore”, ka thënë se BE duhet të heqë vizita për Kosovën.
Kurti i pyetur se çfarë pretë nga partneret e BE-së përfshirë edhe Austrinë, ka thënë se përveç liberalizimit të vizave pret edhe ndihmën në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
“Austria duhet të na ndihmojë me pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Po ashtu liberalizimi i vizave për Kosovën. 95 nga kriteret janë plotësuar që janë më shumë se sa kriteret që janë plotësuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Serbia. BE duhet të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës”, tha Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.