×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi-Sadri Ramabajës: Ngjarjet e luftës ju veç në televizor i keni parë

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 22:34

    Ish-ushtari i UÇK’së Blerim Latifi ka folur për themelimin e UÇK’së dhe luftën në Kosovë. Profesori nuk është pajtuar me ato që ka thënë Sadri Ramabaja për luftën, të cilën sipas Latifit Ramabaja e ka parë vetëm në televizor.

    “Sadriu ka qenë jashtë edhe Sadriu i ka parë ngjarjet në televizor”, thotë Latifi.

    “Veç po ta tregoj një detaj”, iu drejtua Latifi-Ramabajës.

    “S’ka kaluar java pa fol me komandantët e zonës”, reagoi Ramabaja.

    “Po e tregoj një detaj se si kanë qenë ngjarjet konkrete dhe si e keni parë ju prej terrenit”, nisi Latifi.

    “Ka qenë korriku i vitit 1998, unë kam qenë në fshat në Prekaz. Prej Moknës, është maja e Moknës atje, e gjuajshin Likocin me raketa, e bombardojshin. E Sadriu po na thotë kush u dashtë me qenë në atë kohë këtu, kush u dashtë me qenë aty”, tha Latifi.

    “Kjo është folklorike”, ndërhyri Ramabaja.

    “Jo s’është folklorike”, u përgjigj Latifi, “është fakt”.

    “Nëse ju në atë kohë keni menduar për poste, e po më përmend Muhamet Kelmendin i cili ka ardhur me u bo zëdhënës e s’i nuk u bë zëdhënës u kthy në Perëndim prapë. Kjo është e tmerrshme. Fshatrat tu u bo rrafsh, njerëz tu u vra në tana anët e ju duke thënë se jo ky duhet me pas postin. Njeri ka qenë në terren e ka marrë përgjegjësinë. Ju s’keni ardhë në Kosovë u kry kjo punë. Po më flet për shtab në terren. Çfarë Shtabi është ai kur nuk e ka aty ushtrinë”, theksoi Latifi në Pressing.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!