×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj: Jemi në hall të madh, janari do të na gjejë me greva e protesta

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 8:20

    Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, edhe më tej po paralajmëron greva e protesta nëse nuk implementohet Ligji i Pagave.

    Në tryezën e organizuar nga dje AAK, Jasharaj tha se frikësohen se arsimi dhe shëndetësia do të kthehen në një situatë të pakëndshme.

    Ai tha se janari do ta gjejë Kosovën me protesta dhe greva nëse nuk takohen me krerët e shtetit e nuk diskutohet për Ligjin për Paga.

    “SBASHK-u duke u gjendur në situatë të pakëndshme, ka paralajmëruar veprime sindikale. I kemi drejtuar letër subjekteve politike shqiptare që janë brenda Kuvendit. Jemi në hall të madh, padashjen tonë frikësohem që arsimi dhe shëndetësia do të kthehet në një situatë tepër të pakëndshme. Qeveria Kurti ka muaj që ka ardhur po nuk i ka hapur dyert e dialogut”, deklaroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!