Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, reagoi pas aksidentit që ndodhi në Bullgari, ku një autobus u përplas dhe mori flakë duke shkaktuar vdekjen e 46 personave.
Ajo deklaroi se 45 të vdekur janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut duke shprehur ngushëllime familjarëve.
“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë”, shkroi Xhaçka.
Në një prononcim të mëhershëm, kryeministri maqedonas Zoran Zaev foli për 46 viktima, por nuk specifikoi përkatësinë etnike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.