Kryeministri Zoran Zaev sot në një prononcim për media tha se me rastin e shpërthimit të zjarrit dhe aksidentit të autobusit maqedonas në Bullgari, pasagjerët e lënduar kanë mundur të thyejnë një dritare që ishte në sediljet e pasme dhe të shpëtojnë veten.
“Në pjesën e pasme të autobusit, në sediljet e pasme, kanë arritur të thyejnë xhamin dhe të shpëtojnë këta shtatë persona”, tha Zaev.
Ai shtoi se familjarët e të plagosurve tashmë kanë mbërritur në spital.
I pyetur nga një gazetar për shkaqet e aksidentit, Zaev tha se do të presin që shërbimet profesionale dhe eksperte ta thonë këtë.