Disa qytetarë – familjarë të udhëtarëve nga aksidenti tragjik i autobusi të “Besa Trans” tashmë janë mbledhur para zyrave të kompanisë në Shkup. Familjarët kërkojnë informacione për të afërmit e tyre.
Zyra e “Besa Trans” tashmë po sigurohet nga forca të shumta të policisë.
Autobusi i kësaj kompanie, orët e hershme të mëngjesit të sotëm, duke u kthyer nga Stambolli, pësoi aksident me ç’rast jetën e humbën 46 persona, kryesisht shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan TV21.
Informacionet e para të organeve kompetente thonë se katër autobusë të kësaj kompanie për fundjavë kanë udhëtuar drejt Turqisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.