×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Shëndetësisë flet për gjendjen e të mbijetuarve të aksidentit

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 11:02

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot para spitalit “Pirogov” tha se kanë vizituar personat që i kanë mbijetuar aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari, ku mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të tjerë të lënduar.

    Filipçe ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të lënduarve është e qëndrueshme.

    “Të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Këto janë lëndime të lehta”, tha Filipçe.

    Ai ka shtuar se është vetëm një pacient i cili ka pasur frakturë dhe analizat shtesë do të tregojnë nëse duhet intervenim.

    Ndryshe, në aksidentin e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari, mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të tjerë të lënduar.

    Viktimat janë shqiptarë, ndërkaq në mesin e tyre janë 12 fëmijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!