×
  • Lajme
  • Rajon

    MPJ e Maqedonisë së Veriut publikon listën e personave që i mbijetuan aksidentit në Bullgari

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 15:48

    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë konfirmim zyrtar nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë për shtatë udhëtarët të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari, në magjistralen “Struma” afër Sofjes.

    Më poshtë keni listën e udhëtarëve të lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe për momentin janë të shtruar në Spitalin shtetëror të Sofjes, “Pirogov”.

    Ebip Pajazitovski (24.09.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut

    Gjula Jasharovska (16.06.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut

    Zulejha Jasharovska (12.05.2005), shtetas i Maqedonisë së Veriut

    Мinir Jasharovski (06.01.1971), shtetas i Maqedonisë së Veriut

    Medina Lutvij (21.05.1996), shtetas i Maqedonisë së Veriut

    Lulzim Sulejmani (04.05.1995), shtetas i Serbisë

    Orhan Aliti (12.04.1976), shtetas i Belgjikës

    Ndryshe, të paktën 46 persona kanë vdekur pasi një autobus është aksidentuar dhe është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”.Autobusi mbante targat e Maqedonisë së Veriut. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë./Portalb.mk

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!