×
  • Lajme
  • Rajon

    “S’kam mundur t’ju tregoj të tjerëve”, 8 anëtarë të një familjeje nga Shkupi shuhen në tragjedi

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 15:51

    Tetë anëtarë të familjes Jahiu nga Shkupi kanë vdekur nga aksidenti i sotëm në Bullgari. Të afërmit e tyre janë të tronditur.

    Njëri nga të afërmit tha se lajmin e mori në orët e hershme të mëngjesit, por tha se deri në orën 6:00 nuk ka mundur t’u tregojë të tjerëve.

    “Në ora 3 e mëngjesit jam zgju. Kam dashtë të iki për Zvicër. E hapa Facebook-un dhe e mora informatën. Deri në orën 6 s’munda t’i japë informatat. Atëherë e informova gruan, miqtë e mi, pastaj dajtë”, tha ai.

    Të paktën 45 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

    Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm ka edhe fëmijë. Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin BTV.

    Në autobus besohet se kanë qenë mbi 50 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!