×
  • Lajme
  • Rajon

    Pjesa më e madhe e viktimave të tragjedisë janë nga komuna e Studeniçanit

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 16:25

    Numri më i madh i viktimave janë nga komuna e Studeniçanit.

    Ndërkohë edhe 7 të shpëtuarit e këtij aksidentit tragjik janë po nga ky fshat.

    Nga Studeniçani ka humbur jetën edhe një mësuese e shkollës Ismaili Qemali në Shkup dhe vajza e saj nxënëse në klasën e 6-të në të njëjtën shkollë.

    Edhe familja Jahi që humbi më shumë persona në këtë aksident ishin po nga ky fshat.

    Ndryshe, të paktën 46 persona kanë vdekur pasi një autobus është aksidentuar dhe është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”.

    Autobusi mbante targat e Maqedonisë së Veriut. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!