Banorët e Thumanës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, do të hyjnë së shpejti në banesat e reja.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama solli sot pamjen e Thumanës kur vetëm sa kishin nisur punimet për rindërtimin pas tërmetit, si dhe pamjen e sotme të qytezës ku pallatet e reja janë drejt përfundimit.
Në Thumanë po ndërtohen 14 pallate, 278 apartamente dhe 155 banesave individuale.
Po ashtu, në Thumanë janë 16 ha truall ndërtimi, 37 426 m2 infrastrukturë rrugore, si dhe 3456 m2 ndërtime në objekte publike, shkollë, çerdhe, qendër shëndetësore, qendër komunitare etj.
Në shërbim të banorëve janë edhe 46 148 m2 hapësira publike, parqe, hapësira sportive dhe 408 vendparkime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.