×
  • Lajme
  • Rajon

    Profesori universitar humb 4 anëtarë të familjes në aksidentin në Bullgari

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 18:32

    Në ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e sotme në Bullgari, 4 anëtarë nga familja Iseni humbën jetën, në mesin e tyre edhe një vajzë 14 vjeçare.

    Fati Iseni ish-kryetari i Studeniçanit dhe njëkohësisht profesori universitar në UNT ka rrëqethur me një shkrim në rrjetin social Facebook, ai si xhaxha i të miturës, Anisës ka shprehur dhimbjen e tij pasi ajo ishte në një moshë shumë të re.

    “Anisa Iseni 14 vjet, shpirti i xhaxhit, nuk do te jesh më në mesin tonë. Së bashku me mamin tënd prehuni ne paqe në botën tjetër! Minxha Hamdi Iseni, të kisha edhe shok, se bashku me gruan tënde do t’i mungoni shumë familjes dhe rrethit. Humaniteti yt në këtë botë inshallah të kompenzohet me mirësitë e xhenetit! Shumë sprovë e rëndë!”

    Anisa Iseni 14 vjet, Mexhide Iseni 63 vjet, Hamdi Iseni 59 vjet dhe Fikrije Iseni 39 vjet janë 4 nga 45 viktimat që u shuan nga kjo familje në fatkeqësinë e orëve të para të mëngjesit të sotëm në Bullgari ku ishin duke u kthyer nga Turqia për në Maqedoni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!