×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi tregon pse nuk shkoi sot në Kuvend, lë të kuptohet për probleme mes tij dhe “lidershipit”

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 19:38

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe në lidhje me këtë ka thënë se ka disa arsye.

    Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se janë një sër faktorësh që e kanë shtyer të mos marrë pjesë.

    Tutje ai ka deklaruar se të gjitha i ka transmetuar të lidershipi dhe pres të adresohen me kujdes.

    “Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë. Ju faleminderit për mirëkuptim për mospjesëmarrjen sot”, shkruan Abazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!