×
  • Lajme
  • Rajon

    Mediat në Shqipëri raportojnë se Gabriel Escobar i bashkohet nesër konferencës online për “Open Balkan”

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 22:01

    Konferenca e radhës e “Open Balkan” do të zhvillohet nesër, më 24 nëntor në Serbi.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se në takim online do të marrë pjesë edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar.

    Mbledhja pritet të zhvillohet në parlamentin Serb në Beograd, ku do të marrin pjesë edhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak.

    Siç shkruan Shqiptarja.com, kryeministri Edi Rama, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov do t’i bashkohet konferencës online.

    Kjo nismë, për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.

    Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

    Takimi i radhës pritet që të zhvillohet në muajin dhjetor në Tiranë për të deklaruar fitoret e deritanishme, duke premtuar se pas një viti e gjysmë nuk do të ketë asnjë pengesë në kufi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!