×
  • Lajme
  • Botë

    Panik në avion, pasagjeri 48- vjeçar i jep fund jetës duke u vetëvarur gjatë fluturimit

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 22:11

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bordin e avionit, i cili po fluturonte nga Egjipti në Rusi. Sipas raportimit të medieve të huaja, një pasagjer 48 vjeç, i ka dhënë fund jetës gjatë fluturimit, duke shkaktuar panik tek pasagjerët e tjerë dhe stafi.

    Burri ishte me pushime në Sharm El Sheikh dhe më 23 nëntor do të kthehej në Samara, Rusi.

    Pas ngritjes, ai u mbyll në tualetin e avionit, duke kryer aktin e rëndë.

    Kur pasagjerët dhe stafi e kuptuan se ai ishte zhdukur për një orë, hapën derën e kabinës dhe e gjetën të varur me një rrip valixheje.

    Tre mjekë që ndodheshin në avion janë përpjekur që ta rikthenin në jetë 48-vjeçarin, por ishte shumë vonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!