Joe Biden do të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2024. Konfirmimi vjen nga Shtëpia e Bardhë.
Më herët, Washington Post raportoi se Biden dhe anëtarët e rrethit të tij të ngushtë i kanë zbuluar aleatëve planet për të garuar sërish për president.
Kjo vjen mes shqetësimeve për një rikthim të mundshëm të republikanëve në pushtet dhe nëse Biden mund të përballojë një tjetër fushatë elektorale, marrë shkas nga mosha e tij.
Biden mbushi 79 vjeç gjatë kësaj fundjave dhe gjithmonë ka qenë pro rikandidimit për Shtëpinë e Bardhë. Ekipi i tij nuk ka zbuluar nëse presidenti do ta mbështesë automatikisht zëvendësen e tij, Kamala Harris, nëse vendos mos të kandidojë në vitin 2024.
Me shumë gjasë nga kampi republikan, do të jetë në garë, Donald Trump.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.