Autobusi që u përplas në autostradën e Strumës në Bullgari ku humbën jetën 46 banorë nga Maqedonia e Veriut është larguar nga vendi ku qëndroi që nga aksidenti i tmerrshëm.
Me këtë është rikthyer qarkullimi në autostradën e Strumës në kilometrin e 32 në drejtim të Sofjes.
Nga ana tjetër, Pokuroria Publike e Bullgarisë pas vizitës së pacientëve të hospitalizuar në Klinikën në Sofje u shpreh se të lënduarit që mbetën të gjallë nga aksidentin me autobusin në Bullgari janë në gjendje stabile shëndetësore fizike por po ashtu edhe në gjendje psikike të rëndë.
“Të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. E vetmja që thonë se ka ndodhur për disa sekonda. Nuk mund të them nëse ka pasur shpërthim. Gjithçka ka ndodhur për disa sekonda. Në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje dëshmitarët e incidentit”, tha përfaqësuesja e Prokurorisë Publike të Bullgarisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.