Policia në Podujevë ka arrestuar një person i cili përkundër dëshirës së vajzës së tij, ia ka marrë dokumentet e saj personale.
Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në rrugën “Xhafer Meta” në Podujevë, ka bërë të ditur policia në raporton 24 orësh.
Babai ia kishte marrë vajzës komplet dokumentacionin personal (pasaportën me vizë gjermane) dhe ia kishte grisur biletën kthyese.
Rasti është iniciuar si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”, ndërkaq të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Privimi i kundërligjshëm i lirisë-Rr. Xhafer Meta, Podujevë 23.11.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përkundër dëshirës së viktimës (vajzës së tij), ia kishte marrë komplet dokumentacionin personal (pasaportën me vizë gjermane) dhe ia kishte grisur biletën kthyese. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.