×
  • Lajme
  • Lajme

    A kishte mjete piroteknike dhe karburante në autobusin e aksidentuar, flet ministri i jashtëm

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 10:38

    Informacione të ndryshme kanë qarkulluar për shkaqet që kanë dërguar në eksplodimin në autobusin “Besa trans” të Shkupit që mori flakë në autostradën Struma – Bullgari, ku si pasojë vdiqën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë gjatë kthimit nga Turqia.

    Mes informacioneve kryesore ishte se deri te eksplodimi ka ardhur pasi në autobus ka pasur karburante dhe mjete piroteknike.

    Për këtë është pyetur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

    Të njëjtat i quajti spekulime.

    “Mendoj se tani nuk është koha të spekulojmë, sepse sërish familjet janë të lënduara, janë në gjendje të rëndë emocionale. Çdo spekulim që nuk është i konfirmuar, vetëm do ta rëndojë në mënyrë shtesë gjendjen e tyre. Tash është koha që të lënduarit të shërohen, të përfundojë identifikimi dhe hetimi të vazhdojë”, tha Osmani para spitalit në Bullgari ku po mjekohen të lënduarit nga aksidenti, transmeton TV21./Tv21

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!