Ministrja e Tregtisë, Ndërrmarrsisë e Industrisë, Rozeta Hajdari, ju ka bërë thirrje prodhuesve vendor që mos të dakordohen për t’i rritur çmimet.
Në një konferencë për media, Hajdari tha se çmimet po rriten dita-ditës.
Ajo shtoi se në këtë mënyrë, prodhuesit vendor nuk ndihmojnë, por vetëm bëjnë dëme.
“Unë ju bëjë apel prodhuesve vendorë që mos të dakordohen për rritjen e çmimeve në treg. Unë po marr informata dhe po më vinë ato se prodhuesit vendor po dakordohen për rritje të çmimeve të produkteve. Ne po e shohim se një ditë rritet një çmim ditën tjetër një tjetër. Kështu nuk na ndihmojnë por vetëm po na bëjnë dëme. Ne jemi për produkte vendore por jo në këtë mënyrë”, tha Hajdari.
Xhepi i kosovarëve po vazhdon që të rëndohet dita-ditës, pas ngritjes së çmimeve në sfera të ndryshme.
Përveç rritjes së çmimeve të artikujve bazë nëpër dyqane, edhe disa prej aktiviteteve tjera shërbyese kanë përcjellur këtë trend të rritjes.