×
  • Lajme
  • Rajon

    Serbët krenohen me shqiptarin që shpëtoi 6 pasagjerët nga flakët: Një hero i vërtetë

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 13:35

    Lulzim Sulejmani është shqiptari i Preshevës, i cili, pasi doli vetë nga dritarja e autobusit që u përfshi nga flakët në Bullgari, shpëtoi edhe 6 persona. Në autobusin që u dogj, humbën jetën 45 persona, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Sulejmani është me shtetësi serbe, por origjinë shqiptare, pasi jeton në Luginën e Preshevës.

    Ajo që është vënë re ditën e sotme, ka të bëjë vëmendjne që po merr shqiptari. Akti i shqiptarit ka bërë bujë në Serbi dhe mediat atje e kanë quajtur një hero të vërtetë. Autoritetet serbe i kanë uruar shërim të shpejtë, ndërsa ambasadori e ka vizituar në spital në Bullgari.

    Ministria e Jashtme Serbe shkruan:

    Shtetasi ynë Lulzim Sulejmani, vetë i plagosur në një aksident të tmerrshëm në afërsi të Sofjes, ka ndihmuar në evakuimin e pasagjerëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!