×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse tregon përmbajtje nga gjuha nxitëse”, MPJ i vë “kusht” Petkoviqit për të hyrë në Kosovë

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 15:18

    Më 23 nëntor, Ministria e Jashtme dhe e Diasporës refuzoi për të disatën herë kërkesën e shefit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq që ta vizitojë Kosovën.

    Ndërkaq, Peter Stano, zëdhënës i shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, sot tha se vizita e Petkoviqit ishte paralajmëruar me kohë dhe procedurat ishin në përputhje me marrëveshjen e arritur në kuadër të Dialogut.

    Ai tha se BE-ja “e fton Kosovën të rishqyrtojë një vendim të tillë të dhe t’ia lejojë vizitën”.

    “Sipas informacioneve tona, vizita e Petkoviqit është raportuar në përputhje me marrëveshjen ekzistuese (në kuadër të dialogut) dhe atij është dashur t’i lejohet vizita”, ka theksuar Stano.

    Ai tha se BE-ja “bën thirrje dhe pret që të gjitha marrëveshjet e mëparshme, përfshirë marrëveshjen për vizitat zyrtare, të respektohen”.

    “Këto vizita të ndërsjella të dy palëve janë një kontribut i rëndësishëm dhe pjesë e normalizimit të marrëdhënieve dhe të gjitha vizitat në përputhje me marrëveshjen duhet të zhvillohen në atë mënyrë që të promovojnë dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai.

    Në anën tjetër, Qëndresa Fazliu nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) ka thënë për REL-in se MPJD-ja është e gatshme të rishqyrtojë qëndrimet e saj dhe të aprovojë eventualisht vizitat në të ardhmen.

    “.. Nëse z. Petkoviq tregon gatishmëri që të përmbahet nga gjuha nxitëse dhe provokuese në raport me qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Fazliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!