×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomatja kosovare merr pjesë në takimin ministror të Kartës ShBA-Adriatik në Zagreb

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 16:15

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të marrë pjesë sot në takimin e Komisionit të Partneritetit në nivel ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

    “Pjesë e këtij takimi do të jenë ministrat e jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga vendet anëtare të Kartës së Adriatikut dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Eskobar”, thuhet në njoftim.

    Gjatë këtij takimi do të diskutohet lidhur me sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore me theks të veçantë në proceset euroatlantike në rajon si dhe për bashkëpunimin në kuadër të kësaj karte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!