×
  • Lajme
  • Lajme

    Qendra e Paraburgimit në Hagë ia ndërprenë vizitën vëllait të Hashim Thaçit

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 17:23

    Vizita në Dhomat e Gjykatës Speciale e vëllait të ish presidentit Hashim Thaçi, është ndërprerë njëanshëm nga administrata e Objektit të Paraburgimit.

    Blerim Thaçit, vëllait të ish presidentit Hashim Thaçi iu është anuluar njëanshëm nga administrata e Objektit të Paraburgimit të Dhomave të Specializuara që ndodhet në Burgun Holandez PI Haaglanden.

    Thaçi ka konfirmuar anulimin e vizitës për Gazetën Insajderi, duke thënë se vendimi erdhi si pasojë e masave të reja anti Covid 19.


    Kujtojmë se të afërmit dhe familjarët e ish drejtueseve të UÇK-së, nuk u lejuan t’i vizitojnë fizikisht ata në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për rreth 8 muaj për shkak të rregullave anti Covid 19.

    Që nga nëntori i vitit 2020 ish-luftëtarët e UÇK-së gjenden në paraburgim në Hagë, për akuza mbi krime lufte për të cilat janë deklaruar të pafajshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!